46 persona u paraqitën si viktima të krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale ua refuzon kërkesën
46 persona janë paraqitur së fundi si viktima të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ata kanë pretenduar se janë familjarë të personave që kanë vuajtur krime të luftës që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja.
Megjithatë, të 46 personat që aplikuann, janë refuzuar nga Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave. Kështu thuhet në raportin e fundit, transmeton Nacionale.
“Zyra vlerëson se aplikantët nuk kanë demonstruar mjaftueshëm, në bazë prima facie, që ngjarjet e përshkruara në aplikimet e tyre bien brenda materialit, parametrat gjeografikë dhe kohorë të tarifave të konfirmuara, siç përshkruhet në Aktakuza e konfirmuar e ndryshuar. Rrjedhimisht, rekomandon gjyqtarit të procedurës paraprake që të refuzojë kërkesat e paraqitura për pjesëmarrje si viktima procedura”, thuhet në vendim.