43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 ende aktive - NACIONALE

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 ende aktive

1 orë më parë

nga NACIONALE

Në 24 orët e fundit janë raportuar 43 vatra zjarri në Shqipëri, ndërsa 10 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive dhe tri të tjera janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 499 efektivë dhe 43 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 120 efektivë, pesë helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”.

Vatrat kryesore aktive janë në Malin e Dajtit, Shëngjergj, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Abaze të Krujës dhe Lufaj të Mirditës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Autoritetet po vazhdojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve për vënien nën kontroll të zjarreve.

Lajme të ngjashme