400 euro gjobë për qytetarët ‘e papërgjegjshëm’ që po hedhin mbeturina vëllimore në kryeqytet - NACIONALE

400 euro gjobë për qytetarët ‘e papërgjegjshëm’ që po hedhin mbeturina vëllimore në kryeqytet

1 orë më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka vazhduar të shqiptojë gjoba ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm që po vazhdojnë të hedhin mbeturina vëllimore në kryeqytet.

Inspektorati ka shqiptuar dy gjoba, për secilin rast nga 200 euro.

Ndërkohë, është bërë thirrje ndaj qytetarëve dhe bizneseve që t’i respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe ambientit në kryeqytet.

Njoftimi i plotë nga Komuna:

DY GJOBA NGA 200 EURO PËR HEDHJE TË PARREGULLT TË MBETURINAVE

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila:

🔹 200 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë;

🔹 200 euro gjobë ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.

Apelojmë te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së Kryeqytetit.

Inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë./Nacionale

Lajme të ngjashme