40 sekonda duartrokitje e fishkëllima gazmore: Krejt VV-ja në këmbë për Kurtin
Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje, kryeministri Albin Kurti, që është kryetar i VV-së, ka mbajtur një fjalim të gjatë.
Megjithatë, përtej fjalimit, ajo që ra në sy entuziazmi i pashoq i VV-së ndaj Kurtit.
Në momentin kur Arbërie Nagavci, që po udhëheq mbledhjen, e ftoi Kurtin për të marrë fjalën, u pa një entuziaëm i madh tek të pranishmit, që janë deputetë, zyrtarë të lartë të VV-së e aktivistë.
Më saktë, të pranishmit duartrokitën hiç më pak se 40 sekonda, ndërsa u çuan në këmbë e fishkëlluan ende pa e nis fjalën Kurti.
Gjatë fjalimit të Kurtit, të pranishëm disa herë duatrokitën Kurtin.