4-vjeçari u kafshua nga qeni në oborrin e çerdhes, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me sulmin që iu bë një 4-vjeçari nga qentë endacak.
Në një njoftim për media, Policia ka theksuar se e kanë intervistuar prindin e fëmijës dhe zyrtarët e kopshtit.
“Me datën 17.10.2022 rreth orës 15:30 ne Stacionin Policor Jugu, Prishtine është raportuar se ne një kopsht ne Ulpiane , një fëmijë ishte sulmuar nga qentë endacak –kafshuar ne këmbë . Lidhur me informatën janë intervistuar prindi i femiut si dhe zyrtarë të kopshtit. Në koordinim me prokurorin e shtetit është përpiluar një raport për Operativë, ndërsa pala ankuese te vazhdoj procedurën me padi civile”, thuhet në njoftimin e Policisë.