4 raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë - NACIONALE

4 raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Gjilan, Rahovec, Shtërpcë dhe Gjakovë. Nga këto katër raste të raportuara janë arrestuar 3 persona.

Policia njofton se një person në Gjilan pasi ishtë në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. I njëjti është arrestuar.

Ndërkohë, në Shterpcë raportohet se një person ka kanosur mbesën e tij. I njëjti është arrestuar. Në anën tjetër, edhe në Rahovec raportohet se një person ka sulmuar bashkëshortën e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë raportohet se pas një mosmarëveshje i dyshuari ka sulmuar bashkëshortën e tij. I njëjti nuk është arrestuar.

Gjilan 01.12.2022 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Shtërpce 02.12.2022, 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur mbesën dhe anëtarët e tjerë të familjes si dhe ka demoluar orenditë në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rahovec (NN) 30.11.2022, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte. Gjakovë 28.11.2022, 23:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj). Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta është strehuar në një shtëpi të sigurt. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme