Katër për qind e lexuesve besojnë se Kurti do ta takojë Bidenin në Amerikë, 3% thonë "ndoshta"
Administratës e Gazetës Nacionale në Viber kanë hapur një sondazh në mesditën e sotme ku kanë shtruar një pyetje të lidhur me zhvillimin e fundit në politikën vendore.
“Kurti përsëri në Amerikë: A besoni se do ta takojë presidentin Biden?” – ishte pyetja e shtruar në këtë sondazh të bërë vetëm për lexuesit tanë në Viber.
Kryeministri i Kosovës ka njoftuar sot se ishte nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) së bashku me presidenten Vjosa Osmani për të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes 200 milionë dollarëshe me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Ashtu si Osmani, edhe kryeministri Kurti paralajmëroi “vizita të tjera”, dhe me të tjera nxitet shpresa edhe për një takim të mundshëm me mikun e madh të Kosovës dhe presidentin e ShBA-ve, z. Joe Biden.
Shumica e lexuesve të Nacionales në Viber nuk besojnë se Kurti do të arrijë të ketë takim me z. Biden.
92% prej tyre janë përgjigjur me JO. Por, 4% e lexuesve megjithatë besojnë se Kurti do t’ia dalë mbanë.
Për t'u bërë pjesë e votimit - i cili ende po vazhdon - ju ftojmë të klikoni KËTU.
