4,210 vetura regjistrohen me targa RKS, sot përfundon afati - NACIONALE

4,210 vetura regjistrohen me targa RKS, sot përfundon afati

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Procesi i regjistrimit të veturave më akronime serbe në targa RKS po vazhdon edhe më tutje. Nëfakt, sot është dita e fundit kur qytetarët në veri kanë mundësinë për të ndryshuar targat e tyre.

Radio Evropa e Lirë raporton se deri më tani janë regjistruar mbi 4 mijë vetura në targa të regjistruara.

Në një deklaratë për REL-in, Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e dha numrin e saktë të veturave të regjistruara.

“Ndërsa, nga tërë procesi prej vitit të kaluar janë gjithsej 4.210 konvertime të tabelave”, deklaroi Fetoshi, e cila shtoi se “përveç lehtësirave financiare, në afatin e kaluar, ne ndryshuam edhe udhëzimin administrativ në mënyrë që qytetarët tanë të komunitetit serbë në veri të mund të regjistrojnë veturat e tyre me targat e regjionit në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të tyre”.

Lajme të ngjashme