38 vatra zjarri në vend, 24 vazhdojnë ende aktive
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave njoftoi se gjatë orës 8:00 të mëngjesit gjer në ora 14:00 janë lokalizuar dhe shuar 14 vatra të zjarrit ndërsa 24 prej tyre janë ende aktive
RAPORT PËR SITUATËN ME ZJARRE
Periudha raportuese: 08:00 – 14:00
Prishtinë, 11 gusht 2025
Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar.
Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret.