38 pula e 6 viça të vjedhur në dy raste të ndara në Kosovë - NACIONALE

38 pula e 6 viça të vjedhur në dy raste të ndara në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gruaje në Klinë i janë vjedhur 38 pula në oborrin e saj. Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.

Siç njofton policia, ankuesja ka thënë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e saj.

Fshati Drenoc, Klinë 18.12.2022 - 09:25. Ankuesja femër kosovare raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e saj dhe nga koteci i janë vjedhur 38 copë pula”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, policia tregon se edhe në Prizen një person është ankuar si i kanë vjedhur 6 gjedhe (viça) nga stalla e tij. Rasti është duke u hetuar.

Prizren 18.12.2022 - 06:40. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e tij dhe nga stalla i janë vjedhur 6 gjedhe (viça). Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

Lajme të ngjashme