37-vjetori i grevës, Kuvendi përkujton sakrificën e minatorëve
Kuvendi i Kosovës seancën e sotme e ka nisur me përkujtimin e përvjetorit të 37-të të grevës së minatorëve të Trepçës me thirrjen “Kosova Republikë”.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për rëndësinë e kësaj greve.
Sipas saj, kjo grevë ishte pikë kthese historike për Kosovën.
“Sot në këtë seancë të Kuvendit, në 37-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, nderojmë dhe përkulemi me respekt para një kapitulli të fuqishëm të historisë sonë, qëndresës së minatorëve. Greva nuk ishte vetëm një akt sindikal, por një kushtrim qytetar dhe kombëtar. Sakrifica e tyre u kthye në pikë kthese historike, duke paralajmëruar fundin e një sistemi shtypës dhe duke forcuar themelet e rrugëtimit tonë ndaj republikës”, ka thënë Haxhiu.