34 organizata të shoqërisë civile kërkojnë suspendimin e profesorit të dyshuar për ngacmim seksual
34 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër publike rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, në lidhje me profesorin Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet për ngacmim seksual.
Këto organizata kërkojnë suspendimin e menjëhershëm të profesorit Krasniqi deri në epilogun e rastit.
“Duhet të ketë zero tolerancë për raste kur profesorët ngacmojnë seksualisht studentët e tyre dhe aq më pak kur këta profesorë veçse janë ngacmues seksual të dëshmuar, siç është Xhevat Krasniqi, i suspenduar nga Universiteti i Gjakovës për vepra të njëjta kriminale. Duke heshtur karshi këtij akti kriminal ju jeni duke bashkëpunuar me ngacmuesin dhe jeni duke amnistuar e nxitur krimet seksuale brenda Universitetit të Prishtinës”, thuhet në letër.
Ata thonë se në këtë rast duhet që si prioritet të jetë mirëqenia e studentëve, andaj UP-ja duhet të marrë menjëherë këto masa.
“Solidarizohuni me ne dhe kërkoni përgjegjësi dhe drejtësi për viktimat e ngacmimeve seksuale. Ne nuk do ndalemi derisa Universiteti i Prishtinës të çlirohet nga epidemia e ngacmimit seksual”, thuhet ndër tjera.
Organizatat mbështetëse janë:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë - YIHR KS
Qendra Kosovare për Studime Gjinore - QKSGJ
Lëvizja Feministe Studentore - LFS
Qendra për Liri dhe Barazi - CEL Kosova
Qendra për Zhvillim të Grupeve Sociale - CSGD
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA
Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim - ORCA
YMCA Kosova
Instituti Kosovar për Drejtësi - IKD
Lëvizja FOL
Instituti D4D
Rrjeti i Grave të Kosovës - RRGK
Bubble Foundation
Community Building Mitrovica - CBM
Dylberizm
Termokiss
Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave - KIPRED
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians - VoRAE
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK
Dokufest
Instituti Sekhmet
Instituti Musine Kokalari
Integra
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës - KRCT
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë - HLCK
Iniciativa për Progres - INPO
Kosovo Women 4 Women - K-W4W
Advancing Together - AT
Çohu
Qendra Kosovare për Studime Sigurite - QKSS
Forumi Kosovar i Aftësive të Kufizuara - KDF
Pishtarët
Hyjneshat.