“30 pyetjet e deputetëve të pozitës të shkruara nga Dejona Mihali”: Musliu-Shohi e quan “mjerim” seancën e sotme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krejtësisht anti-kushtetuetshmërisht refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të opozitës, ndërsa edhe minsitrat ju përgjigjet pyetjeve vetëm të deputetëve të partisë së tyre, Lëvizjes Vetëvendosjes.
Ndërkaq deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, shkroi se këto pyetje të deputetëve të LVV-së janë të shkruara nga vetë dora e asaj që rëndom konsiderohet si kryekontrolluesja e mbarë deputetëve të shumicës parlamentare, dhe e cila thuhet se ua shkruan edhe fjalimet deputetëve të cilët thjesht i shëtisin sytë mbi letër për t’i lexuar.
“30 pyetjet parlamentare të drejtuara nga pushteti janë pyetjet e Dejonës për të bërë evaluimin e punës së Ministrave! Këtë test e realizoj përmes veglave të saj në Kuvedin e Kosovës, deputetëve të LVV-së!”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
“Mjerim!”, ka përfunduar deputetja.