30 përfaqësi diplomatike: Mbi 10 mijë persona kanë votuar deri në orën 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet normalisht në të gjitha misionet e planifikuara.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në orën 13:00 kanë votuar 10,804 shtetas, ose 38.97 për qind e 27,724 votuesve të regjistruar për votim në ambasada dhe konsullata.
Elezi bëri të ditur se votimi po zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme, ndërsa të drejtën e votës e kanë vetëm qytetarët që janë regjistruar paraprakisht për këtë formë votimi.