30 ditë paraburgim për të miturin që dyshohet se keqpërdori seksualisht bashkëmoshatarin - NACIONALE

30 ditë paraburgim për të miturin që dyshohet se keqpërdori seksualisht bashkëmoshatarin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti caktimin e masës së paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh ndaj të miturit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi.”

Në njoftim, Prokuroria shpjegon se ekziston një dyshim i arsyeshëm që më 10.07.2025, rreth orës 13:00, në fshatin Gllavicë të Komunës së Shtimes, në një pyll, i mituri ka përdorur forcën për të keqpërdorur seksualisht të dëmtuarin, i cili është një tjetër i mitur i gjinisë mashkullore. Ky akt është konsideruar si kryerje e veprës penale “Dhunimi.”

Nga data 11 korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i mituri është vendosur nën masën e ndalimit për veprën penale të përmendur.

Lajme të ngjashme