30 autobusë të rinj në Prishtinë, hapen procedurat e prokurimit
Trafiku Ubran i Prishtinës ka njoftuar për një procedurë të re të prokurimit.
Më saktë, tanimë është hapur procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj.
“Trafiku Urban po sjell 30 autobusë të rinj për Kryeqytetin tonë, duke përmirësuar shërbimet dhe përkushtimin ndaj një transporti publik më të avancuar!
Falë angazhimit të kompetentëve të ndërmarrjes dhe mbështetjes së fuqishme nga Komuna e Prishtinës, ky proces ka arritur një fazë të rëndësishme. Blerja e autobusëve do të realizohet përmes procedures dhe platformës së BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim)
Procedura për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit. Me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët” – ka shkruar Trafiku Urban.