26 të vdekur e dhjetëra të lënduar nga zjarret në Algjeri
Të paktën 26 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga zjarret pyjore që kanë shkatërruar Algjerinë veriore.
Kamel Beldjoud, ministri i brendshëm i vendit, ka njoftuar në El Tarf, afër kufirit me Tunizinë se të paktën 26 persona kanë humbur jetën nga zjarret e përhapura.
Të mërkurën në mbrëmje, shumë zjarrfikës të mbështetur nga helikopterë ishin në përpjekje për të frenuar flakët, dërsa raportet thonë se rreth 350 banorë janë evakuuar nga provinca të ndryshme.
Agjencia e mbrojtjes civile tha se El Tarf ishte zona më e goditur me 16 zjarre.
Algjeria Veriore preket nga zjarret pyjore çdo vit, me 90 njerëz që mendohet se kanë vdekur në to vitin e kaluar - dhe më shumë se 100,000 hektarë pyje të djegura.
Ndërsa numri i së mërkurës e çon numrin e përgjithshëm të algjerianëve të vrarë nga zjarret këtë verë në 30.
Zjarret e fundit në këtë vend vijnë gjatë një vere që ka parë një numër të madh zjarresh në rajonin e Mesdheut - veçanërisht në Evropë, me Francën, Greqinë, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë të prekura më shumë.