25 vjeçari në Shtime gjen kuletën me 160 euro, e dorëzon në polici
Një 25 vjeçar në Shtime ka dorëzuar në stacionin policor një portfol të gjetur me 160 euro.
Policia përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pronari tashmë ka marrë portofolin në stacion.
“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.F nga Shtimja. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin G. Z, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare” – thuhet në njoftim.