25-vjeçari gjendet pa shenja jete në një banesë në Mitrovicë
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një banesë në Mitrovicën e Jugut.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, rasti është raportuar rreth orës 08:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.