24 vjet RDK, Krasniqi: Me të rinjtë do ta hapim kapitullin e ri për Kosovën - NACIONALE

24 vjet RDK, Krasniqi: Me të rinjtë do ta hapim kapitullin e ri për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar të rinjtë e PDK-së në 24 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se ky forum ka nxjerrë personalitete, që kanë bartur pozita me përgjegjësi udhëheqëse shtetërore e lokale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-ja bashkë me të rinjtë do ta hapë një kapitull të ri për Kosovën.

“Entuziazimi, përkushtimi e angazhimi konsistent i mijëra vajzave e djemve, që ndër vite i janë bashkuar PDK-së, me pjesëmarrje aktive në Rininë Demokratike të Kosovës - kanë shërbyer si forcë shtytëse e çdo procesi për ndryshim dhe zhvillim. Për 24 vjet, RDK ka nxjerrë personalitete, që kanë bartur pozita me përgjegjësi udhëheqëse shtetërore e lokale, duke dhënë kontributin e tyre të shquar në shtetformim e shtetndërtim. Të palëkundur në vizionin tonë, edhe kapitullin e ri për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës do ta hapë me të rinjtë, për ta ndërtuar bashkë të ardhmen në vend. Mirënjohës pa fund për të gjithë aktivistët e RDK-së nga viti 2000 e deri më sot. Shumë krenar për gjithçka që përfaqësojmë. Urime dhe faleminderit!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme