24 vjet nga vrasja e profesor Fehmi Aganit, Halimi: Vullkan kryengritës nga brenda - NACIONALE

24 vjet nga vrasja e profesor Fehmi Aganit, Halimi: Vullkan kryengritës nga brenda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kujtim të 24 vjetorit të vrasjes së profesorit Fehmi Agani, zëdhënësja politike e LDK-së, Siblel Halimi ka dedikuar disa rreshta për të, ku duke e cilësuar një vullkan kryengritës nga brenda, ajo ka thënë profesor Agani do të kujtohet përherë si njeri i urtë e mendimtar i lirisë.

“I heshtur në dukje por vullkan kryengritës nga brenda, fjalëmbël dhe i buzëqeshur përherë me studentët e bashkëpunëtorët, profesor Fehmi Agani do të kujtohet përjetë si njeriu i urtë e mendimtari i lirisë. Ideolog i rezistencës antifashiste në vitet ‘90. Ishte krahu i djathtë i Dr. Rugovës si dhe fuqia e pamatshme e tij,”- ka shkruar Halimi.

Tutje duke kujtuar kohën e vrasjes së tij nga forcat serbe, Halimi thotë se Kosova ka fituar pavarësinë e lirinë sepse në themele kishte një politikan model si Fehmi Agani.

“Kur trenat e vdekjes u nisën për ta zbrazur Kosovën, ai u vra nga forcat serbe të sigurisë me idenë se askush kurrë nuk do të kthehej në tokë të Kosovës, e ideja e lirisë do të shuhej. Por, ndodhi mrekullia, Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj sepse në themele të saj kishte politikanin model dhe njeriun vigan Fehmi Agani. Lavdia e shekujve e mbuloftë!,”- ka shkruar Halimi.

Lajme të ngjashme