24 orët e fundit në trafik: 90 aksidente me dëme, 48 me lëndime e një me fatalitet
Gjatë ditës së djeshme sipas Raportit të Policisë situata në trafik ishte mjaft e rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 90 aksidente me dëme material, 48 me të lënduar e një aksident me fatalitet.
Janë shqiptuar 1 mijë e 979 tiketa trafiku.
Tutje në Raport thuhet se janë arrestuar 27 persona, në mbajtje janë dërguar 23 prej tyre, kurse në vuajtje të dënimit 2.