21-vjeçari nga Prizreni shpallet në kërkim nga Policia: Dyshohet për lëndim të rëndë trupor - NACIONALE

21-vjeçari nga Prizreni shpallet në kërkim nga Policia: Dyshohet për lëndim të rëndë trupor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim 21-vjeçarin, Fisnik Qenaj.

Ai dyshohet për lëndim të rëndë trupor.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim - Fisnik (Muharrem) Qenaj

Gjakovë, 15 gusht 2024

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe media.

Personi i dyshuar është:

• Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur me 22.03.2003, banues në fshatin Romajë-Prizren.

Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati.

Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.

May be an image of 1 person and text

Lajme të ngjashme