21 të infektuar dhe 1 humbje jete nga Covid në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamëz.
Janë 252 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një pacient 77 vjeç, nga Tepelena.
Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,629 që nga fillimi i epidemisë./