20 vjeçari ngacmohet seksualisht nga një burrë tjetër në Vushtrri - NACIONALE

20 vjeçari ngacmohet seksualisht nga një burrë tjetër në Vushtrri

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një burrë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçar në Vushtrri, raporton Sinjali.

Siç raporton Sinjali, rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, ku viktima ka raportuar në polici, duke thënë se derisa po qëndronte në një kafene në rrugën “Dëshmorët e Kombit” një person e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas informatave, i dyshuari i kishte treguar viktimës se ka marrë pjesë në një koncert të komunitetit LGBTI, dhe pastaj i dyshuari e kishte pyetur viktimën nëse dëshironte të kryejë marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se “a don me t’q*”.

Deri më tani policia nuk ka arritur ta kapë të dyshuarin të cilit i është kërkuar që të paraqitet për intervistim.

Me urdhër të Prokrurorit të Shtetit rasti është inicuar si “ngacmim”.

Lajme të ngjashme