"20 vende përmirësim", Kurti mburret sërish me indeksin e Transparency International
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur edhe njëherë se Kosova ka arritur të përmirësojë pozicionin e tij në indeksin e korrupsionit të Transparency International, duke u ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit. Pra, Kurti edhe një herë tjetër po provon të thotë se e shpëtoi vendin nga korrupsioni. Ose, nga perceitpimi i korrupsionit.
Kosova sipas Transparency International në vitin 2017 ishte në vendin e 85-të. Pra, veç një vend më poshtë se në vitin 2022. Tri vjet para 2017-s, në vitin 2014, Kosova ishte në vendin e 110. Për tri vjet, Qeveria e Isa Mustafës e ngriti Kosovën për 25 vende.

Kurti tutje theksoi se kjo nuk është mjaftuese dhe qeveria ka ambicie më të mëdha për të ndërtuar një shoqëri me zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Kreu i Qeverisë bëri të ditur se së bashku me ministrat e kabinetit të tij, krerët e agjencive shtetërore dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur për të diskutuar hapat e ardhshëm në luftën kundër korrupsionit.
Kurti tha se qëllimi i tyre kryesor është krijimi i një mjedisi ku korrupsioni, ryshfeti dhe favorizimi në kontrata nuk kanë vend.