20 persona të arrestuar në Sarandë në aksionin antidrogë “Vjeshta”
Policia shqiptare ka arrestuar dhe ndaluar 20 persona në Sarandë, në kuadër të operacionit antidrogë “Vjeshta”, pas një hetimi rreth dy muajsh.
Gjatë aksionit janë sekuestruar kokainë dhe kanabis të ndara në dhjetëra doza, dy pistoleta, katër automjete, 19 telefona dhe para.
Sipas hetimeve, të dyshuarit merreshin me shitjen e drogës në zona të ndryshme të Sarandës, përfshirë plazhet, lokalet e natës dhe pranë shkollave.