17.9 kg heroinë të sekuestruara, arrestohen edhe dy persona në Ferizaj - NACIONALE

17.9 kg heroinë të sekuestruara, arrestohen edhe dy persona në Ferizaj

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Operacioni i përbashkët i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj ka çuar në arrestimin e katër personave të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Dy arrestime të reja e rritën numrin total në katër të ndaluar, të dyshuar për përfshirje në grup kriminal të organizuar.

Të dyshuarit përballen me akuza për “pjesëmarrje në grup kriminal”, si dhe “blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 17.9 kilogramë heroinë dhe prova të tjera relevante në katër lokacione.

“Operacioni ka rezultuar me arrestimin e dy personave të tjerë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin 48-orësh dhe pritet kërkesa për paraburgim.

Lajme të ngjashme