17 shkurti 2008, Sejdiu: Ngjarje e papërshkrueshme, e papërsëritshme - NACIONALE

17 shkurti 2008, Sejdiu: Ngjarje e papërshkrueshme, e papërsëritshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një rrëfim në “Debat Plus” ka ndarë përvojat dhe sfidat e shtetndërtimit të Kosovës që kulmuan me Shpalljen e Pavarësisë me 17 shkurt 2008.

Ai ka theksuar se rruga drejt shtetësisë ka qenë e mbushur me sfida dhe përpjekje të mëdha, duke kujtuar sakrificat e shumta të brezave që kontribuuan për një Kosovë të lirë dhe sovrane.

Sejdiu ka vënë theksin te rëndësia historike e 17 shkurtit 2008, duke e cilësuar atë si një moment të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar dhe një kulm të përpjekjeve të gjata për liri e pavarësi.

”Vërtetë ngjarje e papërshkrueshme, e papërsëritshme. Një 1 e një 7 bashkë, e përsëritur duke pasur parasysh peshën historike të 17 shkurtit 2008. Nuk mund ta hjeku nga mendja për gjithë ato punëqë është bërë për të arritur tek 17 shkurti. Duke pasur parasysh sakrificat e shumë gjeneratave të modeleve të ndryshme, kohëve të ndryshme por kanë pasur për objektiv një Kosovë të lirë, një Kosovë të qytetarëve të saj, një Kosovë me shumicën shqiptare dhe respektin për të tjerëve. Dhe duke pasur parasysh zhvillimet e mëdha për të kthyer një botë të tërë, për mbështetjen e kauzës tone.

Momenti i shpalljes së Pavarësisë, miratimi i dokumentit kushtetues apo deklaratës për shpalljen e Pavarësisë, si një moment kur hiqet një perde teatri dhe hyret në parajsë. Gjithë zhvillimet dhe investimet e mëdha, edhe pengesat që janë paraqitur në vendin tone në takime e bisedime, por edhe projektet e tjerë që Kosova mos të gëzojë aktin madhor.” – tha Sejdiu.

Lajme të ngjashme