16 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt në muajin shkurt
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit shkurt të 2024-ës në rajonin e Ferizajt janë raportuar 16 raste të dhënës në familje. Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës në të njejtën periudhë të vitit 2023 në rajonin e njejt ishin shënuar 20 raste të dhunës në familje.
E plotë:
Rastet e dhunës në familje gjatë muajit shkurt 2024
Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë muajit shkurt 2024 janë raportuar 16 raste të dhunës në familje, prej tyre :
- Ferizaj 11 raste,
- Shtërpcë 3 raste
- Shtime 1 rast dhe
- Hani Elezit 1 rast
Ndërsa në muajin shkurt të vitit 2023 ishin të raportuara 20 raste të dhunës në familje.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.