15 milionë euro: Kosova merr kredi nga Fondi Saudit për rrugën Prishtinë – Mitrovicë - NACIONALE

15 milionë euro: Kosova merr kredi nga Fondi Saudit për rrugën Prishtinë – Mitrovicë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka ndarë në llogarinë e tij fotografi nga Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes me Fondin Saudit për Zhvillim, për Financim e Mëtutjeshëm të Rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Aliu njofton se nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së sotme, Fondi Saudit për Zhvillim, ka ofruar mbështetje për Projektin e Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, duke akorduar një kredi shtesë prej 15 milionë euro.

“Nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së sotme, Fondi Saudit për Zhvillim (Saudi Fund for Development-SFD), ka ofruar mbështetje për Projektin e Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, duke akorduar një kredi shtesë prej 15 milionë euro, për segmentin që shtrihet nga Sremkovnica deri në Mitrovicë, me një gjatësi totale prej 5 km. Ky segment njëherit, është pjesë integrale e vazhdimit të këtij projekti që përfshin segmentin nga Lumi i Madh deri në Gojbulë, me një gjatësi totale prej 9.78 km”, njofton Aliu.

Lajme të ngjashme