140 kilogramë eksplozivë të kapura në, policia njofton se janë prodhim i Serbisë më 2014
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të zhvilluar dje në veri të vendit ka gjetur dhe sekuestruar 140 kilogramë eksplozivë.
Sipas autoriteteve, materiali shpërthyes është i prodhuar në Serbi.
Lidhur me rastin, në emisionin “Info Magazine” ka folur shefi i Planifikimit në Operativën e Policisë në veri, Erduan Baliqi, i cili tha se eksplozivi mban etiketë të vitit të prodhimit 2014, pa dhënë detaje shtesë për hetimet.
Baliqi theksoi se në veri të vendit është rritur ndjeshëm bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë, veçanërisht në raportimin e rasteve të dyshimta.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, që të raportojnë çdo informacion për armë, eksplozivë apo mjete të rrezikshme, duke garantuar se Policia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.