14 mijë e 460 euro i kushtoi Kurtit takimi me të rinjtë në “Gate Club”
Një nga shpenzimet që bie në sy në raportin financiar të Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2025 është pagesa prej 14 mijë e 460 eurove për “Gate Club SH.P.K.”, shumë që lidhet me organizimin e një takimi me të rinjtë.
Kjo shumë hedh dritë mbi kostot e mëdha të aktiviteteve publike të partisë Vetëvendosje të Albin Kurtit, në një vit kur kjo parti ka regjistruar shpenzime rekord prej mbi 4.5 milionë eurosh.