114 çifte i dhanë fund martesës vetëm gjatë prillit në Kosovë - NACIONALE

114 çifte i dhanë fund martesës vetëm gjatë prillit në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që shumë çifte gjatë këtij muaji kurorëzuan dashurinë e tyre.

Sipas të dhënave të ASK -së vetëm gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 466 kurorëzime.

Lajme të ngjashme