106 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 106 raste të reja me Covid-19.
Sipas MSH-së, janë shëruar 52 persona teksa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Gjatë 24 orëve nuk është vaksinuar asnjë qytetarë.
