100 vjeçari dyshohet se bëri vetëvrasje me granatë dore në Klinë
Një person i moshës rreth 100 vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale, Prokuroria Themore në Pejë.
“Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Lajmi po trajtohet si hetim i vdekjes.