100 eurot zgjedhore të Kurtit, Sadiku: Ka ble mbështetje afatshkurte duke e dëmtu ekonominë - NACIONALE

100 eurot zgjedhore të Kurtit, Sadiku: Ka ble mbështetje afatshkurte duke e dëmtu ekonominë

6 orë më parë

nga NACIONALE

Ermal Sadiku i Lidhjes Demokraitke të Kosovës ka shkruar për shkallën e naltë të inflacionit në vend, duke thënë se ajo vijon të jetë problem serioz për vendin, pavarësisht “Pakove kundër Inflacionit” nga pushteti i Vetëvendosjes në kohëra parazgjedhore.

Sadiku tha se Kurti veçse ka blerë “mbështetje afatshkurte, duke dëmtu ekonominë.”

Postimi i plotë:

Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat “Pako të Inflacionit”.

Duke shpërndarë paranë e buxhetit të shtetit, kryesisht në prag të zgjedhjeve dhe pa asnjë plan të mirëfilltë ekonomik, Qeveria Kurti e ka ble mbështetjen afatshkurtër, duke e dëmtuar ekonominë në afat të gjatë.

Inflacioni në Kosovë, siç shihet edhe në tabelën më poshtë, vazhdon të jetë problem serioz. Dhe inflacioni nuk është thjesht një përqindje në statistikë: është më pak fuqi blerëse për qytetarin, kosto më të larta për biznesin dhe, në fund, një ekonomi më e dobët për shtetin.

Nuk luftohet inflacioni me shpërndarje parash para zgjedhjeve. Luftohet me politika ekonomike, rritje të prodhimit, konkurrencë dhe investime.

Lajme të ngjashme