1 vit në krye të PDK-së, Krasniqi: nderi më i madh i jetës - NACIONALE

1 vit në krye të PDK-së, Krasniqi: nderi më i madh i jetës

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Memli Krasniqi është zgjedhur në krye të Partisë Demokratike të Kosovës një vit më parë.

Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook pohon se dhënia e udhëheqjes së PDK-së në Konventën e dhjetë ishte nderimi më i madh i jetës së tij.

“Si një anëtar e aktivist i hershëm i partisë, pa dyshim që ky ishte nderi më i madh i jetës dhe, natyrisht, përgjegjësia më e lartë. Gjatë këtij viti në krye të PDK-së, kemi punuar shumë bashkë me secilin anëtar e aktivist, përbrenda çdo niveli të organizimit, që gjithandej Kosovës ta shtrijmë përsëri vizionin tonë - për Kosovën e qytetarëve, të zhvilluar, të integruar e me perspektivë për të gjithë”, shkroi mes tjerash Krasniqi.

Postimi: