1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet në pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të zgjasin deri në një orë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Muçibabës qytetarët po përballen me pritje deri në 60 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë koha e pritjes shkon deri në 40 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare situata është më e qetë, me flukse më të vogla të automjeteve dhe qytetarëve.
Për ata që hyjnë në Kosovë, pritjet janë dukshëm më të shkurtra, duke arritur deri në 10 minuta në pikat kufitare.