“Çantën ia morën, telefonin s’e dorëzoi”, detaje nga skandali me presidenten Osmanin në aeroportin e Shkupit - NACIONALE

“Çantën ia morën, telefonin s’e dorëzoi”, detaje nga skandali me presidenten Osmanin në aeroportin e Shkupit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një skandal i padëgjuar më herët ka ndodhur ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, punonjësit e aeroportit ia morën dhunshëm çantën, mirëpo e para e shtetit asesi nuk kishte pranuar t’i merrej telefoni personal.

Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal.” – thuhet ndër të tjera në përgjigjjen e Presidencës së Kosovës, për Nacionalen, në lidhje me këtë skandal.

Lajme të ngjashme