Zbulohet sa shpenzoi MrBeast për të kuruar verbërinë e 1,000 njerëzve dhe është shumë tronditëse - NACIONALE

Zbulohet sa shpenzoi MrBeast për të kuruar verbërinë e 1,000 njerëzve dhe është shumë tronditëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

YouTuberi MrBeast po merr një mbështetje të madhe në internet pasi dikush kuptoi se sa shpenzoi për shërimin e verbërisë së 1000 njerëzve.

MrBeast, emri i vërtetë Jimmy Donaldson, mund të ketë lënë ndjekësit të ndarë në lidhje me rikrijimin e tij të serialit ikonik korean "Netflix Squid Game", por ndryshe nga disa milionerë të tjerë anembanë globit, të paktën ai po shpërndan shuma të mëdha të pasurisë së tij për ata që kanë nevojë për të. - edhe nëse duhet të marrin pjesë në ndonjë lojë të çuditshme.

Në videon e tij të fundit në YouTube, të ngarkuar dje (e diel, 29 janar), krijuesi më i pasur dhe më i ndjekur në botë i përmbajtjes zbuloi se ai ka ndihmuar 1,000 të verbër që 'të shohin për herë të parë'.

Por sa kushtoi e gjitha?

Në video, një mjek shpjegoi: "Gjysma e të gjithë të verbërve në botë janë njerëz që kanë nevojë për një operacion 10-minutësh".

Donaldson vazhdoi: "Nëse po pyesni se si operacioni i lejon njerëzit të shohin përsëri, kjo është për shkak se thjerrëzat në sytë e tyre janë aq të turbullta sa ata nuk mund të shohin përmes saj.

"Pra, kirurgu përdor një vakum të vogël për të thithur thjerrëzën e turbullt. Dhe ta zëvendësojë atë me një artificiale. Operacioni është kaq i thjeshtë! Ata mund të shohin përsëri."

Pavarësisht se operimi është "kaq i thjesht", arsyeja pse më shumë njerëz të verbër nuk i nënshtrohen është për shkak të impaktit financiar.

Fatmirësisht për Donaldson - i cili raportohet nga "Frobes" se fitoi 54 milionë dollarë në vitin 2021 - paraja nuk është problem.

YouTuberi 24-vjeçar vendosi t'ua kthente shikimin 1,000 personave duke paguar për operimin e tyre.

I njohur si person që shpenzon shuma marramendëse në videot e tij - rikrijimi i tij i "Squid Game" i kishte kushtuar 4 milionë dollarë - një fans u fut online për të treguar sa i kushtoi saktësisht MrBeast-it kurimi i 1,000 njerëzve nga verbërimi.

Sipas rezultateve të kërkimit të tij, çmimi i kurimit të këtij numri personash të verbër do të ketë kushtuar 5 milionë dollarë.

Edhe pse në postim, thuhet: "Ky vlerësim është i vështirë dhe mund të dallojë bazuar në rrethanat specifike të secilit pacient. Është më së miri të konsultohemi me punonjës të kompanive shëndetësore për vlerësim më të saktë."

Derisa pesë milionë dollarë nuk ia lënë shenjë pasurisë totale të MrBeast, njerëzit prapë po i shfrytëzojnë rrjetet sociale për të thurur lavde për krijuesin e përmbajtjeve për gjestin e jashtëzakonshëm.

Njëri tha: "Ai njëmend është person i mirë."

"A+. Ti je një djalosh shumë i lehtë për të bërë tifo për ty," komentoi një tjetër.

I treti shkroi: "Vazhdoj bëj ndryshimin vëllaqko."

I fundit potencoi: "Kjo ishte një prej gjërave më të mira që kam parë ndonjëherë. Bravo për ty dhe ekipin tënd."

Lajme të ngjashme