Vox: Hani më shumë pasul. Ju lutem.
Artikulli i mëposhtëm është përgatitur nga VOX dhe është përkthyer me shkurtime nga Nacionale.
Fasulet janë të pasura me proteina, janë të qëndrueshme dhe janë të shijshme. Pse Amerika nuk ha më shumë?
Përveç arsyeve shëndetësore, etike apo religjioze pse njerëzit kanë zgjedhur të mos hanë mish, mënyra se si kafshët rriten për t’u bërë ushqim ka impakt enorm në tokë, shpyllëzim dhe emetime të karbonit. Dhe derisa popullësia globale vazhdon të rritet, prodhimi i mishit për kokë banori po rritet edhe më shpejt.
Në dekadën e fundit, ka pasur opsione të ndryshme për ta zëvendësuar mishin. Por proteinave të bazuara te bimët iu hasi sharra në gozhdë: inflacioni, politizimi i ushqimit, dhe problemet me zinxhirët e furnizimit e bënë të veten – të paktën tash për tash.
Megjithatë, ekziston një mënyrë e thjeshtë për të marrë shumë proteina: fasulet. Ato janë të pasura në proteina, rriten në mënyrë të efektshme dhe mund ta përmirësojnë shëndetin e tokës. Ato kushtojnë më lirë se sa mishërat konvencionale apo këto të rejat me bazën te bimët, dhe gjithnjë e më shumë po marrin vëmendjen në botën ushqimore.

Siç është thënë në një fushatë që mësyn të dyfishojë konsumimin e fasuleve deri më 2028, përgjitja për atë se si të marrim proteina të lira pa sakrifikuar kafshë apo edhe planetin është e thjeshtë: “Fasulja është mënyra”.
Ka veç një problem: fasulet nuk gëzojnë një imazh të mirë në ShBA, pasi një amerikan i ha vetëm 3.4 kilogram pasul në vit, krahasuar me 5.4 kg në Britani apo 58 kg në vende si Ruanda apo Burundi. Fasulet mund të bëjnë që ju të prodhoni gazra, dhe prandaj një stigmë socioekonomike ende mbetet.
Por nëse e keni përnjëmend që ta ndryshoni mënyrën se si i mendoni resurset agrikulturore, atëherë fasulet janë kampione për proteina të shijshme, qëndrueshme e përballueshme.
“Ka një lëvizje të madhe për të gjetur zëvendësime për proteina te mishërat alternative, te mishërat që prodhohen në laboratore dhe të gjitha kompanitë po mendojnë, “askush s’do të heqë dorë nga hamburgerët e tyre,” por ma merr mendja që e kanë krejt gabim,” – thotë Ken Albala, autor i librit “Pasuli: Një histori”. “Ka më shumë kuptim t’i kthehemi pasulit si një alternativë për proteina për një milion arsyesh.”
Përfitimet nga pasuli
E mira për pasulin është se ky ushqim veçse ekziston me një hsitori të gjatë kulturore. Nuk na duhet të shpikim rrotën që t’i fusim nëpër dyqane apo meny restorantesh. Por sistemi ushqimor siç është në mënyrë disproporcionale po favorizon industrinë e mishit, i cili zor rregullohet.
Rritja e gjedheve, derrave dhe pulave merr 77 për qind të tokës agrikulturore të botës, ndërsa ofron vetëm 37 për qind të furnizimit global me proteina, sipas Our World in Data. Për fasulet, këto shifra janë thuajse të përmbysura: vetëm 23 për qind e tokës përdoret për mbjellje të bimëve për konsum të njerëzve, ndërsa i ofrojnë botës 63 për qind të proteinave. Dallimi në efikasitet është i qartë: Bimët si pasuli u japin më shumë proteina ndërsa marrin më pak tokë.
Çka po e pengon pasulin?
Fasulet historikisht kanë ushqyer komunitete të ndryshme në mbarë botën dhe mbeten popullore në shumë kuzhina, por iu duhet tash ta kalojnë një problem të imazhit, PR-it.
Për kohë shumë të gjatë, fasulet kanë gjetur të lidhura me stigmën se lidhen me varfërinë e mjerimin. Shitjet për pasulin Goya u rritën për 400 për qind gjatë karantinave të pandemisë Covid-19. Por, ekziston edhe problemi i mënyrës se si të gatuhen fasulet.
Fushata globale “Fasulja është mënyra” po provon të ndryshojë imazhin publik të fasules, dhe të dyfishojë konsumimin e tyre deri më 2028 në mënyrë që të ketë më shumë siguri ushqimore.
Paul Newnham që punon në këtë fushatë ka këtë vizion për botën gjatë 10 viteve të ardhshme:
“(Vizioni im është për) një botë ku secili ha pasul dy apo tri herë në ditë, dhe që kjo të ketë impakt madhor në cilësinë e tokës dhe në ambientin ku rrisim ushqim, dhe po ashtu në vetë shëndetin dhe dietën tonë.”