Vdes krijuesi i “Dragon Ball”-it - NACIONALE

Vdes krijuesi i “Dragon Ball”-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kira Toriyama, artisti japonez i mangas, i cili krijoi serialin jashtëzakonisht popullor dhe me ndikim global “Dragon Ball”, ka vdekur javën e kaluar në moshën 68-vjeçare.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar studio e tij e prodhimit.

Toriyama, ishte truri mbrapa krijimit të mangës “Dragon Ball”, ku në qendër kishte Son Gokun, një djalë nga hapësira me forcë mbinjerëzore dhe një bisht majmuni që fillon një kërkim për shtatë topat e dragoit.

Dragon Ball mbetet një nga hitet më të suksesshme globale të Japonisë, duke mahnitur zemrat e shumë adoleshentëve dhe të rriturve në terë botën që nga debutimi i tij në vitet 1980.

Vdekja e Toriyama u njoftua ketë të premten nga faqja zyrtare e “Dragon Ball” në një deklaratë të përbashkët nga Bird Studio dhe Capsule Corporation Tokyo.

“Ai do të kishte shumë gjëra për të arritur. Megjithatë, ai i ka lënë shumë tituj manga dhe vepra arti kësaj bote. Shpresojmë që bota unike e krijimit të Akira Toriyama të vazhdojë të jetë e dashur nga të gjithë për një kohë të gjatë”- ka deklaruar studio e tij.

Artisti vdiq nga hematoma akute subdurale, një formë e gjakderdhjes së trurit, thuhet tutje në deklaratë.

Lajme të ngjashme