Vazhdon lufta mes ish-bashkëshortëve Heard-Depp: Krejt çka është duke ndodhur në seancën e sotme - NACIONALE

Vazhdon lufta mes ish-bashkëshortëve Heard-Depp: Krejt çka është duke ndodhur në seancën e sotme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kjo e enjte, 19 maj, markon ditën e fundit të javës së fundit të gjykimit ku u përfshi Johnny Depp dhe Amber Heard, derisa procedura pritet të zgjasë gjashtë javë në total.

Dy javët e para të gjykimit u fokusuan në Depp dhe disa dëshmitarë të tij, por pas kësaj, ishte koha të dëgjohej Heard dhe dëshmitarët e saj.

Vlen të ceket e të rikujtohet se Depp po e padit ish-gruan, Heard, për 50 milionë dollarë, pasi ajo shkroi një kolumne për 'Washington Post' ku potencoi se ishte viktimë e dhunës në familje në vitin 2018. Sidoqoftë, ajo e ka kundërpaditur Depp për shumën prej 100 milionë dollarëve, pasi ekipi i tij ligjor e quajti atë "mashtruese".

Kush është Tracy Jacobs?

Në seancën e sotme është paraqitur një dëshmitare e re në gjykim, Tracey Jacobs.

Jacobs është ish-agjentja e Depp, e cila e ka përshkruar Depp si "jo profesional" për shkak të abuzimit me alkool dhe drogë.

Ajo asnjëherë nuk e diti pse Depp e pushoi nga puna. Jacobs thotë se ai "shkarkoi gati të gjithë nga jeta e tij, kështu që unë isha pjesë e udhëtimit".

Jacobs përfaqësoi Depp për 30 vite dhe e ndihmoi të bëhej "ylli më i madh në botë".

Ndër të tjera, ajo ka treguar si është dashur të udhëtonte dy herë drejt Australisë gjatë xhirimeve të filmit 'Pirates 5' për të folur me Depp, i cili po vonohej dhe nuk po shfaqej fare nganjëherë në xhirime.

Ajo thotë se pjesërisht fajtor për sjelljen joprofesionale të tij ishte përdorimi në rritje i alkoolit dhe drogës, derisa - sipas saj - ai kishte një problem fundamental me frustrim që u përkeqësua përgjatë kohës.

Dëshmitari tjetër - Joel Mandel, ish-partneri biznesor i Depp

Mandel përshkroi nisjen e marrëdhënies profesionale me Depp në vitin 1999, kur ai ishte "në një trajektore shumë të suksesshme".

"Suksesi i filmit për piratë qartazi e dërgoi atë në një nivel tjetër të suksesit, ishte gjë për karrierën, por gjithashtu financiare", tha Mandel.

Ai tutje elaboron në rritjen e përdorimit të alkoolit dhe dorgës nga Depp, gjë që e bëri punën e tij shumë më të vështirë, pasi ishte problematike të gjendej koha për takime për të folur rreth punës me aktorin.

Mandel thotë se gjërat u përkeqësuan nga viti 2010 e këndej, derisa gjithçka kulminoi me përfundimin e marrëdhënies profesionale në vitin 2016.

Dëshmia e tij vazhdon duke nënvizuar gjendjen e dobët financiare të Depp: "Paralajmërimet e mia në vitin 2015 se ishim në rrethana të vështira financiare, nuk u pranuan shumë mirë."

Ai thotë se nga viti 2010 të ardhurat ishin shumë të mëdha, por gjithashtu edhe shpenzimet ishin shumë të mëdha.

"Në kohë të caktuara, kur ne do t'i bënim këto biseda, ai do ta pranonte se e kupton", potencoi Mandel.

"Kurrë nuk u duk se ai do t'i përcillte gjërat edhe në vepra. Kurrë nuk ndodhi."

I njëjti ka dëshmuar se në kohë të caktuara fatura me pilulat e Depp ishte mijëradollarëshe në muaj dhe nganjëherë dëmet duheshin paguar për shkatërrim të pronave në hotele dhe objekte me qera.

Lajme të ngjashme