Ukraina në luftë, Liverpuli qyteti nikoqir i Eurovisionit 2023
Graham Norton ka zbuluar se Liverpuli do të jetë qyteti nikoqir i edicionit të 67 të Eurovisionit më 2023.
Kontesti i këtij viti shpalli fitues rep grupin ukrainas, Kalush Orchestra, me këngën "Stefania". Grupi grumbulloi 631 pikë, me Sam Ryder të Mbretërisë së Bashkuar që zuri vendin e dytë me 466 pikë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky insistoi që Ukraina, pavarësisht luftës, të organizonte kontestin më 2023.
Mirëpo, në korrik, Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) dhe BBC konfirmuan se kontesti do të mbahet në Mbretëri të Bashkuar në emër të Ukrainës.
Në gusht, shtatë qytete britanike u futën në listën e ngushtë, nga një grup i 20 qyteteve që kishin shprehur interesim.
Qytetet ishin Birmingemi, Glasgou, Lidsi, Liverpuli, Mançesteri, Njukastlli dhe Shefilldi.
Secilit qytet iu kërkua të tregonte çka do të ofronte dhe eventualisht grupi u zvogëlua në dy qytete.
Liverpuli dhe Glasgou u futën në rundin e fundit, me Ken Bruce që zbuloi për 'Radio 2' lajmin.
Vendimi final u mor nga EBU, po ashtu edhe BBC.
Qyteti nikoqir u desh të përmbushte katër kritere specifike, të nënvizuara nga kontesti:
1. Të ketë një vend të përshtatshëm dhe hapësirë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e Eurovisionit.
2. Angazhimi që mund të bëhet nga një qytet ose rajon për të pritur ngjarjen, duke përfshirë kontributin financiar.
3. Fuqia e ofertës kulturore që përfshin aktivitetin lokal dhe rajonal jashtë ekranit, si dhe shfaqjen e kulturës dhe muzikës ukrainase.
4. Përafrimi me prioritetet strategjike të BBC-së si transmetues i shërbimit publik, të tilla si ofrimi i vlerës për të gjithë audiencat dhe mbështetja e ekonomisë krijuese në MB.
Njerëzit kanë vërshëruar rrjetet sociale duke komentuar lajmin ngazëllyes.
"Bukur e bërë nga Liverpuli, do të jetë madhështore. Fatkeqësisht nuk po mbahet në Glasgou, por do të jetë hata", shkroi një.
Nicola Sturgeon, ministër skocez, shkroi: "Urime, Liverpul.I frustruar për Glasgoun, por pa dyshim do ta bësh Eurovisionin dhe Ukrainën krenar".
Një komentues i tretë, shkroi: "Eurovision dhe një fundjavë në Liverpul. Nuk mund të bëhej më mirë".
Norton gjithashtu zbuloi datën e saktë që do të zë vend Eurovisioni 2023, dhe është 13 maj, 2023.
Kjo është hera e nëntë që ky event po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.