Turpërohet Shqipëria: Eurovizioni fshin fotografitë seksualisht provokuese të këngëtares shqiptare - NACIONALE

Turpërohet Shqipëria: Eurovizioni fshin fotografitë seksualisht provokuese të këngëtares shqiptare

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria është bërë i pari dhe i vetmi vend në Evropë të cilit i është fshirë dhe modifikuar galeria e saj nga Eurovizioni.

Kjo është bërë për arsyen se një fotografi e publikuar pas shfaqjes së një këngëtareje shqiptare me emrin Ronela Hajati është cilësuar si shumë provokuese.

Në atë fotografi të fshirë nga faqja zyrtare në Instagram shfaqet Hajati me katër burra, derisa siç shihet mbajnë edhe duart afër organeve gjenitale.

Në vend të galerisë së kaluar, është vënë një galeri tjetër.

Një precedan i paparë ky deri më tani në njërin prej organizimeve kryesore të muzikës në kontinentin e vjetër, për të mos thënë më i madhi.

Hajati ishte shprehur më parë se nuk i pëlqen që e trajtojnë Eurovisionin si festival folklorik, etno, dil me daulle, qeleshe. Ndërkohë përsa i përket komenteve negative që ka marr për këngën, Ronela tha se kush ia del në Shqipëri ia del në të gjithë botën.

Vetë Ronela Hajati ka reaguar në llogarinë e saj në Twitter më herët:

Prova e dytë e Shqipërisë do të na japë një ide më të mirë se çfarë mund të presim nga Hajati në skenën e garës dhe për të parë nëse koreografia ka ndryshuar.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme