'The Menu' po quhet 'filmi më i mirë' që kanë parë ndonjëherë njerëzit - NACIONALE

'The Menu' po quhet 'filmi më i mirë' që kanë parë ndonjëherë njerëzit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fansat e filmit po e quajnë filmin horror, "The Menu" si "filmin më të mirë ndonjëherë" - lavdatat nuk mund të vijnë më të mira e larta se kaq, apo jo?

Komedia e zezë me nuanca horrori trajton eksperiencën e një çifti, Margo (Anya Taylor-Joy) dhe Tyler (Nicholas Hoult), të cilët udhëtojnë në një Ishull për të ngrënë në restorantin ekskluziv të drejtuar nga kuzhinieri arrogant, Slowik (Ralph Fiennes).

Shikoni trailerin më poshtë.

Natyrisht, meqë është film horror, gjërat shpejt marrin kthesë të papritur dhe numri i trupave të vdekur gati arrin numrin e kalorive të fituara pas ushqimit.

"The Menu" është me regji të Mark Mylod dhe shkruar nga Seth Reiss dhe ëill Tracy, përkrah Finnes, Hoult dhe Taylor-Joy. Gjithashtu marrin pjesë edhe John Leguizano, Hong Chau dhe Rob Yang.

Fansat e horrorit kanë reaguar shpejt për ta lavdëruar filmin, me disa që shkuan aq larg sa thanë se është filmi më i mirë që kanë parë ndonjëherë.

Duke postuar në Tëitter, një fans shkroi: "Filmi 'The Menu' ishte papritur një prej filmave më të mirë që kam parë në jetë. Bravo Anya Taylor-Joy për një performancë kaq të çmendur... oh Krisht, u kënaqa duke e parë".

Një tjetër shkroi: "'The Menu' (2022) është filmi më i mirë që kam parë në jetë".

Derisa dikush tjetër komentoi: "'The Menu' është gjeneralisht një prej filmave më të mirë që kam parë ndonjëherë. Oh dreqin, ishte ART".

Derisa një shikues i katërt i lumtur, tha: "'The Menu' është filmi më i mirë që kam parë që disa kohë. Origjinal, mirë aktruar, i çuditshëm, befasisht tundues. Mishëron bukur horrorin, dramën dhe komedinë. Përdorë jashtëzakonisht mirë një hapësirë të vetme. Dhe vazhdon të na befasojë deri në fund. Do të futej në top dhjetëshen e vitit për mua, gjithsesi!"

Ndërkohë, në uebsajtin e vlerësimeve "Rotten Tomatoes", ka një vlerësim impresiv prej 89%", ndërsa në "IMDB" aktualisht ka vlerësimin 7.3.

Vlerësimi nga "The Guardian" potencon se "The Menu" është lloji i horrorit që mund të shijohet nga ata që zakonisht nuk pëlqejnë filmat e frikshëm.

Benjamin Lee shkroi: "Ka disa goditje shtrënguese që godasin mirë dhe megjithë aktet e dhunës që fillojnë të grumbullohen, gryka është më shumë sugjestive sesa e egër: një film horror i krijuar për njerëzit që zakonisht nuk mund t'i shijojnë filmat horror".

Lajme të ngjashme