Të kesh lidhje seksuale me dikë tjetër me lejen e partnerit - ekspertët thonë se është dukuri në rritje - NACIONALE

Të kesh lidhje seksuale me dikë tjetër me lejen e partnerit - ekspertët thonë se është dukuri në rritje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të përfshihesh në marrëdhënie seksuale me partnerë tjerë derisa jeni në lidhje të përkushtuar, ka qenë tabu për një kohë të gjatë.

Dhe, derisa nuk është trend solid as sot, interesi është në rritje.

Dedeker Winston ka qenë në një marrëdhënie jo monogamike për më shumë se një dekadë, por kurrë më parë nuk ka parë interesim kaq të madh në marrëdhëniet e hapura.

Kjo temë tradicionalisht ka qenë shumë tabu në shumë vende, përfshirë ShBA, ku Winston jeton.

Më 2014, kur filloi podkastin 'Multiamory', ajo dhe producentët u desh të vendosnin nëse do të përdornin emrat e vërtetë për spektaklin jo monogamik.


"Në atë pikë, ishin vetëm një apo dy pokdastë të tjerë që po merreshin me ëktë temë", thotë trajnerja e takimeve të dashurisë. "Dhe njerëzit që po i drejtonin këto podkaste përdornin pseudonime".

Por gjërat kanë ndryshuar. Rreth vitit 2016, Winston vuri re një "eksplodim të interesimit rreth jo monogamisë", rreth një vit pasi ajo filloi të punonte si trajnere e takimeve të dashurisë, e specializuar në këto lloj marrëdhënie. "Aty mendoj se e pashë pikën më të madhe kthyese, krejt pa pritur, kaq shumë njerëz në internet ishin të gatshëm të flisnin për lidhjet jo monogamike", thotë ajo, "dhe të shprehin faktin se kanë interesim në këto lloj gjërash".

Sarah Levinson, një këshilluese në 'Creative Relating Psychology Psychotherapy', në Nju Jork, e cila është e specializuar në seksualitetin dhe dinamikat e marrëdhënieve, gjithashtu ka vënë re interesim në rritje sa i përket marrëdhënieve të hapura në dekadën e kaluar. "10 vite më parë ishte shumë më pak e përhapur, dhe tash është jashtëzakonisht e rëndomtë", thotë ajo.

Po ashtu edhe disa të dhëna tregojnë interesim në rrtje në marrëdhëniet jo monogame, përfshirë marrëdhëniet e hapura. Ekspertët thonë se shumë faktorë social e kulturorë kanë ndikuar që të përhapen këto lloje jo tradicionale të marrëdhënieve, dhe madje pandemia mund të ketë luajtur rol. Por, derisa interesimi në marrëdhëniet e hapura mund të jetë në rritje, ekspertët kanë qëndrime mikse se sa do të zgjerohet - të paktën tash për tash.

Seks me leje dhe ndërrime


Ka shumë mënyra për të marrë pjesë në marrëdhënie jo monogame, thotë Levinson. "Mund të vijë në formën e jetesës me shumë partnerë dhe ndarja e financave, ose mund të vijë në formën e përkrahjes së partnerit një herë në vit që të lidhet me dikë në një vend tjetër".

Marrëdhëniet e hapura gjejnë veten nën ombrellën e jo monogamisë, por shumë dështojnë të vërejnë dallimin mes këtyre lloj marrëdhënieve me tipe tjera të jo monogamisë, si përshembull poliamoria. Poliamoria shpesh nënkupton pjesmarrje në partneritete të shumta intime.

Poliamoria nënkupton të marrë pjesë në shumë marrëdhënie intime, derisa marrëdhëniet e hapura lidhen me njerëzit që marrin pjesë në marrëdhënie vetëm seksuale, jashtë marrëdhënies prioritare me një person. Me pak fjalë, marrëdhëniet e hapura më pak janë të fokusuara në lidhjet emocionale me njerëzit jashtë marrëdhënieve primare, dhe janë më të fokusuara nga seksi.

Për disa, kjo nënkupton të shkosh në takime të rëndomta apo të kesh marrëdhënie të llojit "miq me benefite" me njerëz tjerë nga partnerët primarë.

Për të tjerë, marrëdhënia e hapur nënkupton "leje" nga i/e dashura për një natë seksi me dikë tjetër. Dhe për të tjerë, mund të nënkuptojë ndërrimin e partnerëve - shembull, të bësh seks me çifte si çift, por jo të shkohet në takime ndaras.

Winston gjithashtu përmend "mos pyet, mos trego" marrëdhëniet, në të cilat të dy partnerët lejojnë njëri-tjetrin të kenë marrëdhënie seksuale me të tjerë - ata thjesht nuk duan t'i diskutojnë eksperiencat.

Lajme të ngjashme