Pse gruaja gjithmonë më flet keq për motrat e mia? - NACIONALE

Pse gruaja gjithmonë më flet keq për motrat e mia?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga The Athlantic

Ndihem sikur jam i ngujuar në një luftë që nuk dua ta kem.

E dashura terapiste,


Kam qenë i martuar për 12 vite dhe gruaja ime dhe tre motrat thjesht nuk mund të kalojnë mirë me të. Motrat e mia nuk kanë ndonjë tendencë të keqe ndaj gruas time, por gruaja ime nuk mund t'i durojë ato. Ajo duket se ka gjetuar gjëra me të cilat frustrohet me to. Thotë se motrat e mia nuk janë aq të inkurajuara t'u përgjigjen mirë mesazheve të saj dhe se nuk tregojnë shumë interesim në jetën e saj. Ka shkuar në një pikë ku gruaja ime as që dëshiron t'i shohë me sy, derisa motrat janë të shokuara pse ajo ka këto qëndrime ndaj tyre.

Ndihem sikur jam ngujuar në një luftë që nuk dua ta kem. Në një pikë, vëllai i gruas time ma bëri jetën shumë të vështirë, por e kuptova se jeta është shumë e shkurtër, kështu që shkova i kërkova falje edhe pse ai kishte 100% të fajit. I thashë gruas time se nëse ulem dhe reflektoj në të gjitha gjërat negative që ka familja e saj, kurrë nuk do të dëshiroja të kisha punë me ta. Por, kur shoh prindërit e gruas time, iu drejtohem me një buzëqeshje të madhe. Ndaj momente edhe me motrat e vëllezërit e saj. Pse nuk mund ta bëjë edhe ajo të njejtën gjë për mua?

Kemi dy fëmijë të vegjël, dhe unë po duhem të gjej arsye të mos takoj motrat dhe prindërit sepse gruaja nuk dëshiron të kalojë një ditë me ta. Mezi i shoh prindërit dhe motrat, në mënyrë që të shpëtoj nga ferri që më jep pastaj gruaja për një javë të tërë, duke më thënë çdo fjalë negative që ka dalë nga goja e motrave të mia.

I kam thënë gruas se mund të tentoj të flas me motrat, por ajo refuzon sepse thotë se ato nuk do të ndihen fajtore për veprimet e tyre.

Jam së tepërmi i stresuar. Çfarë mund të bëjë në këtë situatë?

Harëar
Toronto, Kanada


I dashuri Harëar,


Ndihesh së tepërmi i stresuar për arsye të drejtë - gruaja jote të ka vënë atë që qartazi është detyrë e pamundur: Të zgjedhësh mes njerëzve që do. Nëse i takon motrat, po e tradhton gruan. Nëse nuk i sheh, po i tradhton motrat. Dhe nëse i injoron nevojat tua, po e tradhton veten.

Nuk e di kur ky konflikt mes gruas dhe motrave filloi - nëse tensionet kanë qenë prezente prej kur janë takuar ato, ose nëse gruaja jote filloi të ndihet e kërcënuar nga to më vonë, ose nëse thjesht ka keqpërshtatje në personalitete. Po ashtu nuk e kam të qartë nëse gruaja jote po lexon veprimet e motrave tua, ose nëse motrat tua po i lënë me një anë perceptimet valide të gruas tënde, pa marrë përgjegjëse për rolin e tyre në tensione.

Ajo që di është se cilatdo që janë problemet e tyre, ti nuk do të jesh në gjendje t'i zgjidhësh. Ajo që mund të bësh, megjithatë, është të punosh në problemet mes teje dhe gruas tënde.

Mund të fillosh duke vënë re çka keni të përbashkët ti dhe gruaja jote. Të dy prej jush duket se ndiheni të pa dëgjuar dhe të pa parë. Supozoj se ajo ndihet e injoruar jo vetëm nga motrat tua, por gjithashtu edhe nga ti. Për shembull, kur ajo thotë se ndihet e lënduar nga motrat tua, në vend që të ofrosh empati, ti mbron veten duke i thënë se kur ndihesh i lënduar nga familja e saj, ti e lë të kalojë - sikur mënyra se si e përballon ti dhimbjen tënde duhet të vlejë edhe për të. Rezultati është se ju të dy ndiheni të vetmuar. Ajo ndihet që nuk e ka përkrahjen tënde (sepse ti nuk po i ofron mbështetjen e neovjshme), dhe ti ndihesh e pa mbështetur nga ajo (sepse ajo nuk i lë gjërat të kalojnë për të mirën tënde).

Sa më pak të përkrahur që ndiheni ju, aq më shumë mundoheni të jeni të kuptuar - por në mënyra që krijojnë më shumë distancë. Në vend që të punoni në këtë si partnerë, ju shndërroheni në këshillues. Ajo të ndëshkon që nuk e kupton dhimbjen e saj "duke të dhënë ferrin" pasi të ketë kaluar kohë me familjen tënde, dhe ti e ndëshkon atë duke ofenduar familjen e saj nën perden e të qenurit i dinjitetshëm; Unë po e duroj familjen tënde, ti duhet ta durosh time, dhe Ti mendon se familja ime është e keqe? Çka për tënden? Siç e keni vërejtur, këto konteste nuk kanë fitues. Ju thjesht mbeteni të ngujuara në vend.

Për të kaluar këtë pengesë, ti duhet të kesh një bisedë të llojit tjetër me gruan tënde - jo për motrat tua, por për ju të dy. Mund të fillosh duke i thënë se e dashuron shumë, dhe se e kupton se ky konflikt po turbullon martesën tuaj. Thuaji se je munduar shumë të mendosh mënyra si të mbështetni njëri-tjetrin, dhe se do të pëlqeje të punonit bashkë për të mësuar çka mund të bëni secili prej juve për të forcuar marrëdhënien tuaj, edhe nëse nuk keni gjithmonë ndjesinë e njejtë për pjestarët e tu të familjes.

Gjëja e rëndësishme këtu është se ju mund të keni empati pa e rregulluar ose intervenuar në problemin. Ti nuk ke nevojë të pajtohesh me të se motrat e tua po sillen keq, por gjithashtu duhet ta kuptosh se gruaja jote ndihet e lënduar nga to dhe mundohu të validosh eksperiencën e saj. Në vend se të thuash "ndihem keq që je e lënduar, por pse nuk po e lë të kalojë?" ose "Motrat e mia nuk e kanë me të keq", mund të thuash diçka si "Më vjen keq që je e lënduar; E di sa e vështirë është kjo për ty" ose "Të dua dhe jam këtu për ty".

Posa të stabilizoni veten si skuadër me objektivin e njejtë - të mbështesni shëndetin e martesës - mund të nderoni nevojën e njër-tjetrit. Për ty, kjo mund të jetë që t'i kërkosh gruas të mbështesë kohën që kalon me familjen tënde gjatë vizitave. Për të, mund të jetë pranimi i një buzëqeshjeje ose shtrëngim duarsh suportiv nga ti kur jeni së bashku afër motrave, në mënyrë që ajo të mos ndihet e vetmuar, ose nëse vini re se motrat e tua nuk po sillen mirë me të në çfarëdo forme, sigurohu të thuash diçka.

Avantazhi i ndërrimit të fokusit nga motrat tua në martesën tënde është se sa më i kuptuar dhe i dashur që ndiheni ti dhe gruaja jote brenda martesës, aq më pak do të ketë konflikte të jashtme mes jush. Gjithashtu të largon ty nga pozita që detyrohesh të ndërmarrësh diçka rreth konfliktit të tyre ose të zgjedhësh mes saj dhe familjes tënde. Ndërkohë, empatia jote dhe vëmendja mund t'i japin gruas tënde një sens më të fuiqshëm të vlerësimit dhe të ulë reaktivitetin emocioanl që ajo përjeton kur ndihet e neglizhuar nga motrat tua.

Po ashtu, ndihmon ta mbani në mendje se kur martoheni me dikë, ju gjithashtu martoheni me familjen e tyre, por të dashuruarit personin që po martoheni me të nuk garanton kompatibilitet me njerëzit me të cilët ata janë rritur.

Terapistja,
Lori Gottileb

Lajme të ngjashme