"Eh, porezi":Rritja e tatimit në pronë rikujton këngën rapsodike për heroin e para 100 viteve që s'ia doli dot ta paguante - NACIONALE

"Eh, porezi":Rritja e tatimit në pronë rikujton këngën rapsodike për heroin e para 100 viteve që s'ia doli dot ta paguante

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rritja e tatimit në pronë e ka rikthyer ndërmend një prej këngëve më të famshme folklorike që kishte të bënte pikërisht me këtë çështje. Cila është ajo?

Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Kënga e Dan Dorocit” ku flitet në mënyrë specifike për tatimin në pronë, ose siç quhej asokohe “porezin”.

Aty tregohen vuajtjet e popullit shqiptar gjatë periudhës – që besohet të jetë – e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS) e cila quhet si “koha e krajlit” në këngë.

Çka thuhet aty?

Rasti i Danit në fjalë përshkruan “zullumin” ose vuajtjet e përjetuara nga shqiptarët përgjatë kësaj periudhe.

Mbledhësit e tatimit në pronë, porezit, ishin ngritur në këmbë sipas këngës dhe ishin dalë që të tubonin borez.

“Ehhh, poreztnike oh në kamë janë çu, eh, jon dalo porezin ata tuje tubue,” – thuhet mes tjerash.

Por aty tregohet edhe për pagesën që banorët e fshatit në fjalë e bënin ndaj porezit, përveç një rasti: Dan Drenovcit.

Ky i fundit kishte shkuar ta kuptonte se sa duhej të paguante për porez por ishte habitur kur e kishte kuptuar se sa i lartë ishte tatimi në pronë.

“Eh unë porezin shok more sa e kom, apo porezniktë e kanë hapo dëftesën, oh se tridhet banka Dan e ki porezin,” – rrëfen kënga në fjalë.

Më pas, kryepersonazhi i këngës i kërkonte dy javë kohë që t’i mblidhte tridhjetë bankat si tatim në pronë pasi nuk i kishte në atë moment.

Ai ishte martuar së voni.

Por, të ashtuquajturit poreztnikë ishin treguar të panjerëzishëm duke i kërkuar që t’i merrnin teshat ose rrobat e gruas.

Dhe më pas, gjërat kishin eskaluar kur personat e ngarkuar me mbledhjen e porezit kishin dashur përnjëmend t’i merrnin teshat e gruas së tij.

Dan Deroci ishte nxehur deri në atë masë sa kishte vrarë të tre këta persona.

Pas ikjes së kryepersonazhit në arrati, kënga në fjalë pretendon se daja i tij e kishte çuar drejt kapjes nga forcat e rendit.

Sipas të dhënave historike, Dan Doroci quhej në të vërtetë Ramadan Maliqi dhe ishte kaçak shqiptar që kishte luftuar krah Azem Bejtës. Ai kishte qenë i lindur në fshatin Braboniq të Drenicës ndërsa kishte vdekur më 1921.

Një version i këngës:

Lajme të ngjashme